Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Në letrën e tij, presidenti Mattarella ka uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke potencuar marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve.
Mattarella uroi që propozimi evropian për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të mund të pranohet, duke theksuar se kjo është edhe në dobi të Kosovës për integrim evropian.
“Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Mattarella.