Abazi: Debati brenda Grupit Parlamentar të VV-së ka zero vlerë, zonja Kusari i merr të gjitha vendimet

Deputeti i VV-së, Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se debati brenda Grupit parlamentar të VV-së ka zero vlerë, pasi sipas tij, vendimet vijnë të kryera nga shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Abazi tha se ka pasur biseda me kryeministrin Albin Kurti për çështjet që kanë pasur vlerë për demokracinë brenda VV-së.

“Mendoj kjo është një gradacion i ngadalshëm i pozicioneve që i kam kuptuar në përfundim e zgjedhjeve të fundit. Unë kam pasur biseda dhe tentime të bisedave me Kurtin për çështjet me të cilat kanë pasur vlerë dhe kanë për ndërtimin e konceptit dhe forcimin e demokracisë brenda VV-së. Debati brenda Grupit Parlamentar ka zero vlerë sepse nuk zhvillohet fare, vendimet vijnë të kryera vijnë nga zonja Kusari, nuk diskutohet fare, qoftë edhe në emërimet në pozitat rëndësishme, si në bordet publike”, ka thënë Abazi në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika