Mjerim dhe ndërhyrje në drejtësi, e ka quajtur deklaratën e ministres Albulena Haxhiu, deputeti Haki Abazi.
Haxhiu kishte thënë se Abazi duhet të ftohet nga prokuroria për të dhënë deklaratë në lidhje me deklaratën e tij se e di se kush i ka marrë mostrat e Astrit Deharit.
Abazi ka thënë se ministrja Haxhiu është ngutur në deklaratën e saj.
“Mjerim, mjerim, një ministre që thotë se kam dërguar te prokurori i shtetit, ky është interferim drejtpërdrejt, sigurisht që e ka bërë në afekt, sepse e kam përmendur emrin e saj që i bie përgjegjësia hierarkike për institutin i bie Haxhiut”, ka thënë ai.
Abazi ka thënë se nuk i ka parë videot e zhdukjes së mostrave, por vetëm i kanë treguar për to.