Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku përmes një videoje ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se 17 shkurti është kulmim i përpjekjes së gjeneratave të tëra për liri, pavarësi e demokraci.
“Të mirët tanë lartnuan shtetin, të drejtit i dhanë shkëlqimin e përditshëm. Të gjithë bashkë i bëmë vendin – të barabartë mes popujve të lirë”, ka thënë Abdixhiku.
Kjo ditë, sipas Abdixhikut, është arritja më e madhe e Kosovës pas një rrugëtimi sa krenar aq edhe të dhimbshëm.
“Në këtë ditë kujtojmë aktin themeltar të Republikës së Kosovës, presidentin Ibrahim Rugova, sakrificën e Jasharve, sakrificën kolektive”, ka vijuar ai.