Nese jeni i pasionuar pas fotove me pamje spektakulare, mos kërkoni më tej.
Nga hotelet luksoze tek xhamitë e bukura dhe rrokaqiejt, peizazhi i qytetit është ëndrra e një fotografi.
Oferta nga Max Travel, për të përjetuar një atraksion më ndryshe.
Pavarësisht nëse jeni pas arkitekturës, natyrës ose thjesht dëshironi një sfond të bukur për fotosesionin tuaj, këto vende nuk do të zhgënjejnë.
Pra, merrni kamerën ose telefonin tuaj dhe përgatituni të bëni disa foto ne këto vende:
1. Xhamia e Sheikh Zayed
Xhamia Sheikh Zayed është vendi më i këndshëm per fotosesionin tuaj në Abu Dhabi. Me nje arkitektur të menduar mirë prej mermeri të pastër që reflekton në rrezet e diellit dhe e zbukuruar me detaje të arta me gurë shumëngjyrësh në dysheme. Mos harroni, perëndimi i diellit ofron dritën më të mire per kameren tuaj.
Duhet ti keni parasysh disa rregulla dhe kufizime që duhet t’i dini përpara se të vizitoni. Disa prej tyre përfshijnë veshjen e duhur, gratë do të pajisen me një abaya (rrobë me mbulesë të gjerë), kurse meshkujt duhet të mbulojnë gjunjët dhe ndalohet shfaqja publike e dashurisë.
2. Wahat Al Karama
Nëse po mendoni se nuk keni dëgjuar kurrë më parë për këtë vend, atëherë keni të drejtë por me siguri duhet të keni parë foto të panumërta të tij në Instagram.
Wahat Al Karama është një nga pikat më të mira të fotografimit per ju në Abu Dhabi, që duket mahnitës në perëndim të diellit dhe gjatë natës me një pamje të xhamisë Sheikh Zayed.
Ndodhet pikërisht përballë xhamisë, që do të thotë se nuk keni nevojë të hyni brenda xhamisë dhe nuk keni nevojë t’i përmbaheni as kodit të veshjes.
3. Qasr al Watan
Nëse jeni duke kërkuar për pikat më të mira të fotografisë në Abu Dhabi, thjeshtë nuk mund ta humbisni këtë sepse asnjë fotografi nuk e bën drejtësinë se sa bukur është në jetën reale.
Pas perëndimit të diellit, ju mund të shikoni pallatin në lëvizje, me një shfaqje spektakolare me dritë dhe zë që ndodh çdo 30 minuta dhe është një nga atraksionet kryesore, per të kapur fotografite me te mira per Instagram tuaj në Abu Dhabi. Duhet të dini se sipas kodit të veshjes, ju duhet të mbuloni gjunjët dhe shpatullat tuaja.
4. Emirates Palace
Pallati i Emirateve është një nga ndërtesat më ikonike në Abu Dhabi dhe është padyshim një nga vendet më të mira për të bërë foto.
Edhe pse është padyshim një nga vendet më të mira për të qëndruar në Abu Dhabi dhe një nga hotelet më të shtrenjtë në botë. Por më e rëndësishmja për ju është se ju nuk keni nevojë të jeni mysafir i hotelit për të bërë fotografi të jashtme dhe për të shetitur nëpër sallat brenda.
Një gjë që duhet të theksohet është se nëse doni të shëtisni nëpër hotel, nuk keni nevojë të vishni një abaya (rrobë me mbulesë të gjerë) por mjafton të visheni në mënyrë modeste.
5. Ritz-Carlton, Abu Dhabi
Ky hotel luksoz me 5 yje ka një pamje të Xhamisë së Madhe Sheikh Zayed nga shumë vende duke përfshirë kopshtet, ballkonet dhe plazhin privat duke e bërë atë një nga pikat më të mira të fotografimit në Abu Dhabi.
Vetë hoteli është vërtet i bukur, por pjesa më e mirë është vendndodhja. Ritz-Carlton ndodhet në një zonë vërtet piktoreske dhe ka shumë mundësi fotografike përreth hotelit.
Ju duhet te jeni mysafir i hotelit qe ti aksesoni pikat e fotografive më të mira, kështu që ju rekomandojmë shumë të rezervoni një qëndrim për të shmangur zhgënjimin.
6. Shangri-La Qaryat Al Beri, Abu Dhabi
Një tjetër hotel luksoz që hyn në listën e vendeve të Instagram-it në Abu Dhabi është Shangri-La Qaryat Al Beri.
Ndodhet në një plazh privat duke ofruar pamje vërtet mahnitëse të Xhamisë Sheikh Zayed. E gjithë prona ka mundësi të pafundme për fotografim por tërheqja kryesore është pishina pasi ofron pamje nga Xhamia e Madhe përtej kanalit.
Siç mund ta imagjinoni pa dyshim, mundësitë për fotografim janë të pafundme në hotel.
7. Louvre Museum
Me siguri të gjithë kanë dëgjuar për Muzeun e Louvre të Parisit, por sa prej jush e dini se ka një të tillë edhe në Abu Dhabi? Nëse jeni adhurues i muzeut dhe i fotografive më të mira, mund t’ju rekomandojmë patjetër ta vizitoni muzeun Louvre në Abu Dhabi. Është e ligjshme qe ju të bëni fotografi dhe filmim në hapësirat e përhershme të ekspozitës në Louver.
Kompozimi dhe nxjerrja e fotografisë me te bukur është vetëm hapi i parë për ta bërë ne nje vend qe ka kaq mundesi te mira per fotosesionin tuaj.