Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e Pavarësisë.
Ai ka thënë, “Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pranë”.
Ndërsa, ka shprehur urime të përzemërta për gjithë kosovarët që festojnë në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Urimet e mia të përzemërta Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë! Gjermania është e lumtur që ka një mik kaq të ngushtë pranë saj. Gëzuar të gjithë kosovarët që festojnë sot”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
My heartfelt congratulations to Kosovo on 15 years of Independence! 🥂🎉 Germany is happy to have such a close friend by its side. Cheers to all Kosovars celebrating today! 🇩🇪🇽🇰 #Kosovo15 @VjosaOsmaniPRKS @albinkurti @gervallaschwarz
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 17, 2023