Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka uruar përvjetorin e 15-të të Pavarësisë së Kosovës.
“Në Seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të shënuar bashkërisht 15 vjetorin e Pavarësisë. Kosova, 15 vjet më parë, u shpall shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Kamberi.
Kamberi ka thënë se sakrifica e popullit shqiptar ndër vite është kurorëzuarme Kosovën shtet.
“Në 15 vjetorin e Pavarësisë, bashkë me Arditën e Ragminë, po marrim pjesë në aktivitetet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka thënë tutje deputeti ivetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
“Urime popullit të Kosovës dhe shqiptarëve gjithëandej”, ka shtuar tutje Kamberi.