Posta Shqiptare në ditën e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës emetoi një pullë të re që shënon këtë ditë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Këtë lajm e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Pullat postare përveç funksionit të tyre kryesor, janë shndërruar në vite në objekte kujtimi dhe vlerësimi për ngjarje, personazhe apo data të rëndësishme.