Lindja e shtetit, shpallja e pavarësisë, përjetimi i lirisë

Turmat festuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës rreth skulpturës “Newborn” më 17 shkurt 2008.

“Ne udhëheqësit e shtetit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”

Në këtë moment filloi rrugëtimi i një shteti të vogël por të rëndësishëm që shpeshherë ka trazuar Ballkanin.

Aty u kuptua ai që do përfaqësonte shtetin përjetësisht, harta e artë e yjet e bardhë në sipërfaqën e kaltër.

Gjaku i derdhur e lotët e vuajtjës shumë vjecare aty morrën kuptim.

Aty u pavarësua Kosova e vjetër me histori, por e re në mesin e shteteve të idnipendente.

Atë ditë pos duartrokitjeve të gjata në Kuvend, gëzimi ishte i papërshkrueshëm në qytetet e Kosovës.

Njerëzit më të rëndësishëm të asaj dite ishin ata që punuan drejt shpalljes e nënshkrimit të deklaratës më të rëndësishme për shteti.

Presidenti I atëhershëm ishte Fatmir Sejdiu i cili përcillej e ndihmohej nga një kabinet mjaftë I rëndësishëm për të.

Njëri nga anëtarët e këtij kabineti është Xhafer Tahiri që në atë kohë ishte drejtor i Departamentit për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në zyrën e Presidentit.

Prania e tij në Kuvendin e Kosovës më 17 shkurt 2008 për të ishte fat jetësor.

Tahiri tregon që sfidë në ato momente ishte edhe ruajtja e flamurit që të mos publikohej.

“ditët deri në shpalljën e pavarësisë së Kosovës ishin teper dinamike, normalisht me përgaditjet që beheshin, teper intensive, në atë kohë unë isha përgjegjës edhe për përgaditjet protokollare dhe po ashtu për paraqitjen publike të shenjave të republikës që po shpallej. E kujtoj konferencën që do të paraqitej flamuri i Kosovës me ditë të tëra kishte zgjatur përgaditja e sallës së konferëncës”, ka thënë Tahiri.

Pjesë e historisë mbetën edhe deputetët të cilët patën fatin ta vendosin nënshkrimin e tyre në deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Të shumtë ishin me numer e u thirrën një nga një që të lënë shenjën në dokumentin më të rëndësishëm, të Repulikës së saposhpallur.

Një nga ta, ishte Zef Morina, në atë kohë deputet i PDK-së.

Ai e kishte pëlqyer mjaftë Flamurin e ri të Kosovës por e ka edhe një histori për të.

“në vitin 2003 kur e kemi krijuar kompaninë ajrore të Kosovës, ky flamur ka qenë por pa yje. Dmth nuk ka qenë hera e parë e këtij flamuri që është paraqitë në Kuvend por ky flamur ka qenë në aeroplanin e Kosovës në vitin 2003 me firmën time dhe atë ditë kur e ka shpalos kryetari i parlamentit, unë jam befasu”, ka theksuar Morina.

Pos deputetëve shqiptar që përjetuan këtë moment ishin edhe ata nga komunitetet.

Ai që është akoma deputet në Kuvendin e Kosovës ishte edhe në 2008-tën.

Enis Kervan nga komuniteti turk po ashtu e kishte përjetuar emocionalisht momentin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

“atë që kam përjetu atë ditë, ka qenë diçka, sidomos kur vjen prej një familje që ka kontribu gjithmonë në shtet ndërtimin e Kosovës edhe duke qenë familje nga komunitetet joshumicë, ka qenë nder e privilegj me qenë aty atë ditë me nënshkru deklaratën e pavarësisë e emocionet kanë qenë shumë të larta”, ka thënë Kervan.

Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës iu shtua edhe një simbol I ri, ai që edhe sot shërben si monument.

Turmat festuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës rreth skulpturës “Newborn” më 17 shkurt 2008.

Atë ditë edhe u zbulua e nënshkrua nga mijëra qytetar që kishin dal ta festonin festën e Pavarësisë së Kosovës.

Flamur i ri, stemë e re, himn i ri, shtet i ri pra, LINDJE E RE.

Por, festimet aty nuk u ndalën.

Natën e 17 shkurtit krerët e shtetit që shpallën Pavarësinë kishin zgjedhur një vend për të festuar të gjithë sëbashku.

E këtë e organizoi Arian Henci me bashkëpunëtorët e tij. Ai për herë të parë tregoi se si erdhi që të gjithë u mblodhën tek kafiteria që ai e kishte në pronësi.

Madje e thotë edhe një moment interesant në mbrëmjen e 16 shkurtit.

“më kujtohet kur u pat afru ora 12:00 të natës ja bona kryeministrit a po e lajmë ti merre pushim neser, boll ke punu, unë po e shpalli pavarësinë qetu e u qum krejt 10,9,8… edhe shkum ja urum krejt njani-tjetrit, perhajr shteti, gjysa kajshin, gjysa qesheshin”, ka thënë Henci.

Momentin e shpalljës së Pavarësisë të gjithë klientët e kishin përcjell ndërmjet televizionit e lokali ku festohej kishte bërë një veprim të vecant.

“në cdo njohje, si vike lajmi, na pranoj filan shteti, mikrofonin e merrsha në dorë edhe për krejt nga një pije prej shpisë, nga një tekilë, u bojshin koxha shumë tekila po atmosfera e tillë ka vazhdu dy-tre ditë ashtu edhe akoma rrënqethna kur I kujtoj ato momente”, ka shtuar Henci.

Nga ajo ditë e vecantë për shtetin kosovar janë bërë 15 vjet të cilat shtetin e kanë përcjellur me shumë zhvillime.

Flamuri me tre ngjyra është shtuar çdo ditë e më shumë në familjet kosovare, u përfaqesua nëpër botë e u këndua për të.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika