Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, u ka kërkuar liderëve botërorë që ta “dyfishojnë” mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës.
“Tani është momenti për të dyfishuar mbështetjen tonë ushtarake”, u shpreh Sunak.
Ndërsa, u shpreh se fitorja në Ukrainë do të përfaqësonte një triumf mbi kërcënimet më të gjera globale. Pra, sipas tij, “duhet një fitore mbi idenë e luftës”, shkruan BBC.
Udhëheqësit botërorë po takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku pjesëmarrës janë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.