Ministrja e Punëve të Jshtme të Kosovës dhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Gërvalla në një intervistë për mediumin boshnjak FENA, ka thënë se Kosova është duke u fokusuar në marrëveshjen finale që duhet të rezultojë në njohje reciproke.
“Njohja e plotë ndërkombëtare e realitetit të pavarësisë së Kosovës do të ishte një sinjal për Serbinë se destabilizimi i fqinjëve si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është një recetë për sukses”, ka thënë Gërvalla.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të premten e 17 shkurtit.
Në këtë letër urimi presidenti Biden ka thënë se mirëpresin miratimin e propozimit evropian nga Kosova.