Takimet në Mynih vlerësohen si përgatitje e takimit të 27 shkurtit

Kryeministri i Kosovës në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar sot me disa zyrtarë të shteteve të ndryshme. E njëjtë po vepron edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Në Kosovë po vlerësohet se këto takime janë parapërgatitje e takimit të nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiq në fund të shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell

Propozimi franko-gjerman ka qenë ndër temat kyçe që kryeministri Albin Kurti ka diskutuar të shtunën në Mynih me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Shcolz.

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Kurti pritet të takojë edhe zyrtarë të shteteve tjera.

Takime të ngjashme atje një ditë më parë ka pasur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Këto takime po konsiderohen paraprirje e takimit e nivelit të lartë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit që është planifikuar për datën 27 shkurt në Bruksel.

Analisti Arbnor Sadiku thotë se këto takime dëshmojnë seriozitetin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj planit evropian që palët e kanë në tavolinë.

“Praktikisht në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë do të këtë sigurisht takime të Kurtit me liderët e Francës dhe Gjermanisë, sigurisht me përfaqësuesit tjerë të SHBA-ve dhe shteteve tjera mike të Kosovës, në kuptim e asaj që të përshpejtoj me zbatimin e planit frnako-gjerman”, ka thënë Sadiku.

Nga ana tjetër gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi thotë se këto takime në Mynih shfrytëzohen që të përgatiten palët për takimin e përbashkët.

“Shfrytëzohet që të konsultohen palët në mënyrë që të ndikohet, nganjëherë ka në këto takime, edhe takime në mes të palëve por kësaj radhe nuk besoj që do të ndodhe një gjë e tillë. Besoj që BE-ja por edhe Gjermania e Franca e shfrytëzojnë këtë takim në mënyrë që ta parapërgatisin takimin e radhës”, ka thënë Seferi.

Kurse analisti Sadiku vlerëson se në takimet në Mynih do të kuptohet nëse Vuçiqi është akoma i mendimit se pa themelimin e Asociacionit, nuk ka arsye për takim me Kurtin.

“Do të shohim nga ky takim, nëse Vuçiq do ti rrijë atij premtimi të vetë që në rast që nuk themelohet Asociacioni ne nuk do të kemi arsye që të takohet me kryeministrin Kurti dhe pas kësaj konference do të bëhet qëndrimi i saktë nëse Vuçiq do të lëshojë pe apo pe me qëndrimin paraprak të disa javëve më parë”, ka shtuar Sadiku.

Takimi i 27 shkurtit pritet të jetë takimi i parë i liderëve shtetëror për këtë vit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika