Vetura godet për vdekje një këmbësor në Sllatinë(VIDEO)

Foto nga vendi i ngjarjes

Në magjistralen Prishtinë-Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë një veture e ka goditur për vdekje një këmbësor.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Dukagjinin thënë se policia është njoftuar rreth orës 20:45 për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë).

Në këtë aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor

“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se  këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla.

Foto nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika