Macroni për luftën në Ukrainë: Rusia duhet të mposhtet, por jo të shkatërrohet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ka kërkuar aleatëve ndërkombëtar të intensifikojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën

Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se nuk dëshiron ta shohë Rusinë të shkatërruar nga një disfatë në Ukrainë.

Duke folur për mediat franceze, Macron u ka kërkuar vendeve perëndimore ta rrisin mbështetjen ushtarake për Kievin, duke shtuar se ai ishte i përgatitur për një luftë të zgjatur.

“Unë dua që Rusia të mposhtet në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj”, ka thënë ai.

Komentet erdhën pasi liderët botërorë u mblodhën në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila pa premtime për të përshpejtuar furnizimin me armë në Kiev dhe për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Moskës.

“Unë nuk mendoj, siç bëjnë disa njerëz, se ne duhet të synojmë një humbje totale të Rusisë, duke sulmuar Rusinë në tokën e saj”, ka thënë Macron, raporton BBC.

“Ata vëzhgues duan, mbi të gjitha, të shtypin Rusinë. Ky nuk ka qenë kurrë qëndrimi i Francës dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi ynë”, ka shtuar ai.

Duke iu drejtuar konferencës në Mynih të premten, Macron këmbënguli se tani nuk ishte koha për dialog me Moskën.

Por, ai nuk u shmang nga përmendja e bisedimeve të paqes si qëllim përfundimtar.

Presidenti ka sugjeruar se përpjekjet ushtarake ukrainase, të mbështetura nga aleatët, ishin mënyra e vetme për ta “rikthyer Rusinë në tryezë dhe për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme”.

Ai hodhi poshtë gjithashtu mundësinë e ndryshimit të regjimit në Rusi, duke i përshkruar përpjekjet e ngjashme në mbarë botën si një “dështim total”.

Pavarësisht komenteve të Macron, negociatat janë një perspektivë e largët për liderët e Ukrainës.

Të premten, Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, përshëndeti vendimin për të mos ftuar Moskën në konferencën e Mynihut.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika