Kontigjenti i FSK-së që po qëndron në ishujt Falkland dërgon mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë edhe nga kontingjenti i FSK-së, i cili është dislokuar me forcat britanike në ishujt Falkland

Kontigjenti i FSK-së që po qëndron në ishujt Falkland

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka marrë mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë edhe nga kontingjenti i FSK-së, i cili është dislokuar me forcat britanike në ishujt Falkland.

“Mesazhe urimi për 15-vjetorin e Pavarsisë së Republikës së Kosovës na erdhën edhe nga kontingjenti ynë, që janë të dislokuar së bashku me forcat britanike në Ishujt Falkland”, ka shkruar ministri Mehaj.

Mehaj ka uruar të gjithë ushtarakët që po shërbejnë si “atashe të mbrojtjes”, si dhe atyre që janë në shkollim e trajnime në akademitë dhe qendrat profesionale ushtarake të vendeve aleate.

“Ju faleminderit dhe mirënjohje e lartë për shërbimin dhe performancën e shkëlqyeshme, me të cilën, nderoni dhe na bëni krenarë, jo vetëm Ministrinë dhe Ushtrinë tonë, por gjithë Kosovën dhe qytetarët tanë!”, ka thënë tutje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika