Këtë të diel, ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq.
Përmes një postimi, Gjuriq ka thënë se “jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, rrafshi ynë verior, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët…”
Lidhur me këtë postim, ambasadori Qehaja ka thënë se deklarata e Gjuriqit është po aq e neveritshme dhe e rrezikshme.
“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake ‘Aco-Srbine’, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar Qehaja.
A person who is widely known for his ridiculous chanting “Aco-Srbine” now makes an open call to defend the Serbian world. Equally disgusting and dangerous. https://t.co/StX79O2ctW
— Florian Qehaja (@FQehaja) February 19, 2023