Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian, i cili publikisht njihet si franko-gjerman.
Borrell e ka konfirmuar për “Deutsche Welle” se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një takim më 27 shkurt në Bruksel.
“Jam takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Me të dy do të takohem në Bruksel më 27 shkurt, i kam ftuar që të kemi një ditë të plotë diskutimi. Sepse ne kemi një propozim në tryezë, dhe shpresoj se ata do të jenë në gjendje ta pranojnë atë propozim si një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet e tyre”, ka thënë Borrell.
Po ashtu, ai është shprehur se Serbia nuk është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së aq sa duhet nga ana e tyre.
Visoki predstavnik EU Žozep Borelj potvrdio je da su Vučić i Kurti pozvani u Brisel 27. februara. On je dodao da se Srbija ne usklađuje sa spoljnom politikom EU u dovoljnoj meri. pic.twitter.com/0Cihr1yO8k
— DW Српски/Srpski (@DW_Srpski) February 19, 2023
Kurti në takimin e së shtunës me Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, kanë diskutuar për propozimin evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa, Borrell pas takimit me Kurtin, ka thënë se normalizimi i raporteve me Serbinë është kyç për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
Gjithashtu, Borrell është takuar të shtunën me presidentin serb, Vuçiq, të cilit ia ka theksuar nevojën e avancimit të propozimit të BE-së, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.