Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se 23 vjet më parë, liqeni i Prespës është shpallur “Park Kombëtar”, ndërsa 24 vjet më parë, liqeni i Pogradecit u shpall zonë e mbrojtur me statusin “Peizazh i Mbrojtur”.
Kryeministri Rama ka thënë se liqeni i Pogradecit është pjesë e sitit të trashëgimisë natyrore botërore të UNESCO-s.
“Kjo vëmendje ndaj ruajtjes së bukurive të natyrës sonë, bashkë edhe me nismat e pastrimit, përkthehen në vlerë dhe pasuri turistike”, ka shtuar Rama.
Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar me pasuritë turistike krenohen dhe vlerësohen çdo ditë e më shumë në faqet e mediave më prestigjioze botërore.
Mes tjerash, kryeministri Rama ka potencuar se kjo sjell një rritje të numrit të turistëve “si kurrë më parë”.