Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar nga Policia e Kosovës, në komunën e Lipjanit, nën dyshimet se e ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur.
Sipas njoftimit, e dyshuara pas intervistimit është liruar, dhe se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.