PDK: Prokuroria e shtetit të intervistojë Kurtin e Haxhiun për rastin “Dehari”

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet ta intervistojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kërkuar të zbardhet rasti i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në një konferencë për media, Gruda ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të intervistojë kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit Astrit Dehari.

“Rasti ‘Dehari’, është një rast tragjik, më të cilin, nuk mund të vazhdohet të bëhet politikë, prandaj kërkojmë nga prokuroria e shtetit që të intervistojë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu për të zbardhur përfundimisht se kush dhe si i zhduki mostrat e rastit ‘Dehari’, në mënyrë që të zbardhet e vërteta e plotë e këtij rasti tragjik. Prandaj, kërkojmë drejtësi për Rastin Dehari”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kurti e Haxhiu duhet të sqarojnë publikun, pse po heshtin ndaj akuzave “që i përfshijnë ata direkt në krimin e zhdukjes së mostrave”.

“Ditëve të fundit, opinioni publik është njoftuar më fakte të reja në lidhje me zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’ në Institutin e Mjekësisë Ligjore pranë Ministrisë e Drejtësisë. Pretendimet e ngritura që përfshin në këtë rast kryeministrin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si pjesëmarrës në zhdukjen e këtyre mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kryeministri Kurti dhe Ministrja Haxhiu duhet ta sqarojnë opinionin publik se çfarë dinë ata në lidhje më zhdukjen e mostrave të rastit ‘Dehari’, cilat veprime janë ndërmarrë deri tani për të zbardhur të vërtetën e plotë rrethanat e zhdukjes së këtyre provave? Pse po heshtin karshi akuzave që i përfshijnë ata në mënyrë direkte në krimin e zhdukjes së mostrave të rastit ‘Dehari’?”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të partisë opozitare, shqetësuese janë edhe sulmet e ministres Haxhiu mbi organet e pavarura të sistemit të drejtësisë.

“Në seancën gjyqësore ku ishte e akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, ajo i bëri presion publik prokurorit të çështjes, duke i kërkuar që të tërhiqet nga aktakuza kundër saj. ‘Dorëzohu, s’është vonë’, i tha ajo prokurorit. Kur është vonë që prokurori të tërhiqet? Kur të dënohet ministrja Haxhiu?”, tha ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika