Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka pasur vdekje nga Covid-19, ndërsa janë shënuar 14 raste pozitive me Covid-19 nga 58 testime.
Në përditësimin e fundit të IKSHPK-së është bërë e ditur se 14 persona të infektuar me Covid-19 janë të shtrirë në spitale duke u trajtuar për Covid-19, ndërsa raste aktive në vend janë gjithsej 138.
Si pasojë e Covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri sot, jetën e kanë humbur 3 mijë e 206 qytetarë. Ndërsa të infektuar në vend nga fillimi i pandemisë ishin gjithsej 272 mijë e 851 persona, nga ta janë shëruar 269 mijë e 507.
Në Kosovë janë testuar për Covid-19 gjithsej një milion e 985 mijë e 666 persona.