Gashi: Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nuk kanë të drejtë të japin verdikte gjyqësore nëpër televizione

Analisti Astrit Gashi në debat me zëvendësministrin e drejtësisë Blerim Sallahu në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus ka thënë se për rastin e Astrit Deharit se a ka qenë vrasje apo vetëvrasje nuk i takon zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë të dhënë përfundime, por se janë gjyqtarët dhe prokurorët ata që merren dhe bëjnë përfundime të tilla

Analisti, Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, ka folur për rastin e Astrit Deharit ku ka thënë se zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë nuk duhet ta marrin rolin e prokurorëve e gjykatësve që të bëjnë konstatime se a ka qenë vrasje apo vetëvrasje.

Më tej, Gashi ka treguar se kush ka të drejtë të jep përfundime për një çështje gjyqësore edhe kush nuk ka të drejtë.

“Secili person ka të drejtë të bëjë vlerësimin personal për një çështje të caktuara dhe ardhur deri te një përfundim, ka thënë analisti.

“Por, personat që kanë më së paku të drejtë të japin verdiktet gjyqësore nëpër studio televizive janë njerëzit që punojnë në Ministrinë e Drejtësisë”, ka deklaruar Gashi.

Më tej Astrit Gashi ka përfunduar duke thënë se zgjedhja e rastit të Astrit Deharit, është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika