Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, ka bërë të ditur se të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay, raporton Anadol Agency.
Soylu njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay.
Sipas AFAD, tërmeti i parë ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale (1704 GMT) në lagjen Defne të Hatay, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri ndodhi tre minuta më vonë, me epiqendër në lagjen Samandag të Hatay dhe një magnitudë prej 5.8.
Lëkundjet vijnë vetëm dy javë pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaras.
Tërmetet vdekjeprurëse goditën 10 provinca të tjera: Hatay, Gaziantep, Malatya, Sanliurfa, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Elazig.
Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga fatkeqësia, me numrin e të vdekurve tani mbi 41 mijë sipas shifrave të fundit zyrtare.
Hatay'da meydana gelen 6,4 ve 5,8 büyüklüğündeki depremler sonrasında AFAD ve UMKE araçları ihbar alınan noktalara doğru hareket etti https://t.co/SqXwBL9yly pic.twitter.com/r5oZXopi4k
— ANADOLU AJANSI (@anadoluajansi) February 20, 2023