Gazetari Dibran Istrefi, në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini ka kërkuar nga partia në pushtet dhe partitë që janë në opozitë, të bëjnë një pakt dhe të gjejnë një formë për të zgjidhur rastin e Astrit Deharit.
Sipas Istrefit, drejtësia në rastin Dehari është “vrarë’, duke theksuar se ndjen keqardhje që flet ende për këtë rast edhe pas disa viteve dhe nuk ka një zgjidhje.
“…mendoj që vërtetë ju (Qeveria) dhe opozita duheni të bëni një pakt dhe të gjeni një formë dhe të angazhoni një organizatë të jashtme që t’i vendoset pikë këtij rasti. Sepse për momentin qysh është, drejtësia është e vrarë… Më vjen keq që po flas ende për këtë rast”, ka thënë Istrefi.