Putin nis fjalimin para përvjetorit të parë të luftës

Vladimir Putin, president i Rusisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nisur adresimin e tij para kombit, duke thënë se do të flasë “në kohë të komplikuar” për Rusinë dhe “në kohën e ndryshimeve drastike në botë”.

Ai ka thënë se “ngjarjet historike do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë…. Secili prej nesh ka përgjegjësi të mëdha”.

Në nisje të fjalimit, ai e ka përmendur luftën në Ukrainë së cilës i referohet si “operacion special”, shkruan REL.

Putin e ka përsëritur qëndrimin që Rusia po përballet me kërcënim nazist dhe kërcënime e urrejtje nga regjimi i Kievit.

“Rusia ka tentuar ta zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore”

Putin ka vazhduar fjalimin duke pretenduar se Rusia ka tentuar ta zgjidhë konfliktin në rajonin ukrainas të Donbasit në mënyrë paqësore.

Sipas tij, përkushtimi i Perëndimit për paqe ka qenë “mashtrim” dhe “gënjeshtër mizore” dhe ka pretenduar se Kievi ka tentuar të mbledhë armë biologjike dhe bërthamore.

“Ne kemi bërë gjithçka të mundshme për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë paqësore, për të negociuar në mënyrë paqësore këtë konflikt të vështirë, mirëpo mbrapa shpinës sonë ka qenë duke u përgatitur një skenar i vështirë”.

“Ukraina dhe Donbasi janë kthyer në simbole të gënjeshtrave”, ka thënë Putini, duke e akuzuar Perëndimin për tërheqje nga “marrëveshjet thelbësore” dhe deklarata “hipokrite”, si dhe për zgjerim të NATO-s dhe mbulimin e Rusisë “me një çadër”.

“Dua ta përsëris, janë ata fajtorë për luftën, dhe ne jemi duke e përdorur forcën për ta ndalur atë”, ka thënë Putin.

Kritika shtesë ndaj Perëndimit

Në mesin e akuzave të tjera, ai ka thënë se Perëndimi është “duke e tërhequr vëmendjen e njerëzve nga skandalet e korrupsionit”.

Ai ka thënë më pas se Perëndimi “ua ka hapur rrugën” nazistëve për të marrë pushtetin më 1930 dhe që prej shekullit të 19-të, Perëndimi ka tentuar të shkëpusë trojet historike nga shteti ynë – “atë që sot njihet si Ukrainë”.

“Gjithçka përsërit veten”, ka thënë Putin, duke shtuar se Perëndimi e ka financuar revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë, i cili “e ka rritur rusofobinë dhe nacionalizmin ekstrem”.

Putin ka thënë pak gjëra për kombin në 20 minutat e parë të fjalimit dhe pjesën më të madhe të kohës e ka shfrytëzuar për të kritikuar Perëndimin.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika