Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se puna e themelimit të Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është filluar në Qeverinë Kurti I dhe sipas saj dërgimi i Lijgit për këtë Byro në Gjykatë Kushtetuese ka për qëllim zhagitjen e reformave.
Ajo ka theksuar se ky projektligj është dërguar edhe në Komisionin e Venecias dhe së fundi është sjellur edhe në Kuvendin e Kosovës për tu votuar.
Haxhiu është shprehur se reformat që qeveria i ka nisut në sistemin e drejtësisë nuk mund të ndalen nga askush. Ndërsa, ka kritikuar opozitën duke thënë se “Nuk ka institucion më të lartë se Komisioni i Venecias për të shuajtur dilemat e opozitës”.
Haxhiu ndër të tjera ka theksuar se kjo Byro do të bëhet dhe sipas saj edhe Drejtësia do të triumfojë.
“Mund të luftohen e sabotohen, por reformat që kemi nisur në shumë drejtime pëbrenda sistemit të drejtësisë tashmë kanë marrë drejtimin e duhur dhe nuk mund t’i ndalojë askush, aq më shumë ata që janë përgjegjës për shkatërrimin e institucioneve.Byroja do të bëhet. Drejtësia do të triumfojë”, ka shkruar Haxhiu në Facbeook.
“Në përputhje me zotimin tonë para qytetarëve, në Qeverinë Kurti 1 patëm filluar punën për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.Përgjatë kësaj periudhe janë mbajtur qindra mbledhje deri në hartimin dhe harmonizimin e projekt-ligjit mbi të cilën Byroja do të merrte jetë. Për të qenë edhe më korrekt, pas kërkesës së opozitës dhe para miratimit në parim, projekt-ligjin e dërguam edhe në Komisionin e Venecias si institucionin më kredibil për demokraci nëpërmjet ligjit. Pasi kaloi të gjitha hallkat e verifikimit më në fund u soll në Kuvend për t’u votuar në leximin përfundimtar”.
“Nuk ka institucion më të lartë në kontinentin tonë për të shuajtur dilemat e opozitës sesa Komisioni i Venecias. Madje edhe vet Gjykata Kushtetuese në rastet sidomos më komplekse, konsultohet me Komisionin e Venecias.Kësisoj, dërgimi i Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme në Gjykatën Kushtetuese, ka për qëllim zhagitjen e reformave”, ka vijuar më tej Haxhiu.