Nuk iu lejua të marrë pjesë gjatë intervistimit të Abazit, Gashi: Prokurori do ishte shumë më korrekt sikur t’i përgjigjej kërkesës sime

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se do të ishte shumë më korrekte nga ana e Prokurorit të çështjes nëse do i përgjigjej kërkesës së Gashit për të marrë pjesë në intervistimin e Abazit.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini dhe gjatë ditës, Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervestimin e deputetit Haki Abazi, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim.

“Fillimisht, le të themi kështu se zoti Abazi faktikisht e ka nxitur vet Prokurorinë qysh nga e enjtja e kaluar me deklaratat e tij që ta ftojë. Prokuroria nuk e ka ftuar vetëm për shkak që është bërë një kërkesë…ndërsa unë thuajse çdo ditë i kam shkruar Prokurorisë prej që ka dalur me pompozitet zoti Abazi me deklaratat e tij në Kuvendin e Republoikës së Kosovës javën e kaluar. Fillimisht kam kërkuar që ai të merret në pyetje si dëshmitar pastaj kam kërkuar që Prokurori të na njoftojë për kohën kur do të merret në pyetje. Pastaj është bërë publike nqë do të merret në pyetje ditën e  sotme dhe ditën e sotme unë kam shkuar në orën 10;00 siç ka qenë e paraparë, jo së bashku por thuajse paralelisht me zotin Abazi dhe Prokurori i rastit, zoti Afrim Shefkiu ka vendosur përmes zyrtarëve të Prokurorisë që mos të më lejojë të marrë fare pjesë në intervistiminin e zotit Abazi”, ka deklaruar ai.

Avokati Gashi ka thënë se do ishte më korrekte sikur të pranonte një përgjigje nga Prokuroria dhe jo që prezenca e tij pas refuzimit për të marrë pjesë të dukej se ishte për një arsye tjetër.

”Prokurori së paku duhet të jetë më korrekt, jo për mua se prokurori nuk e ka fortë nevojë me m’dashtë mua por e ka pun֝, e ka obligim dhe duhet me rspektu shumë familjen Dehari. Mendoj që ai, tani jemi në vitin e shtatë të hetimeve të këtij rasti dhe nuk është bash njerëzore që thjeshtë të injoron pa kurrfarë shpjegimi. Prokurori do ishte shumë më korrekt, në prizmin tim, sikurse ditën e djeshme, sepse çdo shkresë i ka shkuar në zyrën e tij, sikur do t’i përgjigjej ‘përshëndetje z. Gashi..ne kemi konsideruar që ditën e sotme kur do të merret në pyetje ky dëshmitar, prezenca juaj nuk është e preferuar…’ çfarëdo termi që gjejnë se ne kemi më shumë se 500 fjalë që i përdorim dhe jo vetëm që i flasim dhe të gjindej një zgjidhje që të na bëhej me dije. Por jo që aty të dukemi sikurse po shkojmë për shkak të kamerave”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika