Vuçiq për takimin me Kurtin: Unë do të flas për Asociacionin, ai për Millosheviqin dhe Demaçin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk ka se çfarë të diskutojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në takimin midis tyre në Bruksel, më 27 shkurt

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në Bruksel për të diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por që sipas tij nuk ka se për çfarë të bisedojë.

Kjo ngase, siç ka thënë ai në një intervistë për TV Pink, kryeministri Kurti “menjëherë fillon të flasë për Sllobodan Millosheviç-in, Adem Demaçin dhe vuajtjet e tij”.

“Unë do të flas për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Për këtë duhet të flasin edhe përfaqësuesit evropianë. Jam i vetëdijshëm për truket e tij. Ata nuk mund të më befasojnë”, është shprehur Vuçiq.

Sipas tij, fuqitë perëndimore po dëshirojnë që t’ia heqin nga duart presidentit rus, Vladimir Putin, kartën e Kosovës me të cilën është përpjekur që të justifikojë sulmin ndaj Ukrainës.

“Kam një vit që e dëgjoj, por deri më tani i kemi qëndruar politikës sonë dhe besoj se do të mund ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk ka asnjë vend që nuk ka mbështetur sanksionet kundër Rusisë”, shtoi Vuçiq.

Ai ka folur edhe për fjalimet e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të cilët sipas tij, kanë konfirmuar dallimet e mëdha që janë mes tyre, si dhe faktin që konflikti në Ukrainë është në rrugën e përshkallëzimit të mëtejshëm.

“Për Putin-in, e vërteta është në anën e Rusisë, për Biden-in Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë. Kur i merrni parasysh të gjitha këto, është e qartë se ne po shkojmë drejt një përshkallëzimi më të madh të konfliktit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryeministri Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 27 shkurt në Bruksel me kryediplomatin evropian, Josep Borrell.

BE-ja tha se në këtë takim, temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen me liderët, dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika