Mbrojtja thotë se Thaçi kërkon aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës si rezultat i thirrjes së tij në vetëmbrojtje

Mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky i fundit kërkon një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës

Mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky i fundit kërkon një aktgjykim lirues për të gjitha pikat e aktakuzës, si rezultat i thirrjes së tij në vetëmbrojtje.

Përmes një shkrese, ata kanë njoftuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), mbrojtjen e viktimave dhe trupin gjykues, se synon të ngrejë mbrojtjen e vetëmbrojtjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë gjithë kohës që lidhet me periudhën e aktakuzës, z. Thaçi ndërmori (1) veprim në përgjigje të përdorimit të menjëhershëm dhe të paligjshëm të forcës nga forcat e lidhura me Republikën Federale të Jugosllavisë dhe Republikën e Serbisë dhe (2) në mbrojtje të personave dhe pronës së mbrojtur, duke përfshirë popullatën civile të Kosovës. Veprimet e Thaçit ishin në proporcion me shkallën e rrezikshmërisë së Forcave Serbe”, thuhet në këtë shkresë.

Tutje, shkresa thotë se e drejta ndërkombëtare zakonore ofron bazën ligjore për thirrjen e vetëmbrojtjes, siç pasqyrohet në nenet 31 (1) (c) dhe (d) të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe të konfirmuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në aktgjykimin gjyqësor Kordiç dhe Cerkez.

“Efekti juridik i vetëmbrojtjes është përjashtimi i përgjegjësisë penale të Thaçit për krimet e pretenduara në aktakuzë, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) pretendimet lidhur me ndalimin e paligjshëm në Pikën 3;4, pretendimet e përfshira në paragrafin 12 të Dosjes Paraprake të ZPS-së, dhe pretendimet lidhur me një qëllim të supozuar të përbashkët kriminal të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (“NPK”), dhe për veprimet e ndërmarra nga të tjerët në vetëmbrojtje për të cilat ZPS e akuzon z.Thaçi për përgjegjësi penale si ndihmës, si epror, ose nëpërmjet NPK III”, thotë tutje shkresa.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në GjilanBudakovë e Semetishtë.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika