Biden takohet në Varshavë me liderët e Evropës Lindore

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, pritet të takohet në Varshavë me përfaqësuesit e disa shteteve të NATO-s të Evropës Lindore.

I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit, përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s.

Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu pritet të marrë pjesë në takim, shkruan Reuters.

Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.

Gjatë fjalimit të tij të djeshëm para qytetarëve të mbledhur jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë, ai ka thënë se Ukraina “kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë”.

Para Polonisë, ai vizitoi Ukrainën, ku qëndroi mbi pesë orë.

Vizita e paparalajmëruar atje nënvizoi edhe një herë mbështetjen e Washingtonit për Kievin.

Biden paralajmëroi Rusinë se nëse sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballej me një përgjigje të fuqishme ushtarake.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika