Kurti për konfiskimin e mbi 6 mijë fishekëve në veri: Një tjetër fitore në sundimin e ligjit

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur fitore në sundimin e ligjit konfiskimin e 6 mijë e 300 fishekëve në veri të vendit nga Policia e Kosovës, të cilët u gjetën në veturën e një shtetasi serb

Kryeministri, Albin Kurti

Pas arrestimit të një serbi në veri, të cilit iu konfiskuan nga Policia e Kosovës mbi 6 mijë fishekë në veturën e tij, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se kjo është një tjetër fitore për sundimin e ligjit.

“Një tjetër fitore për sundimin e ligjit: Policia e Kosovës ka arrestuar një trafikant armësh që tentoi të kontrabandonte 6300 plumba nga Serbia. Qeveria jonë ka zero tolerancë për trafikimin e armëve dhe drogës, krimin e organizuar dhe çdo përpjekje për të mbështetur dhunën ose konfliktin – kudo në territorin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, të martën e 21 shkurtit, një serb është arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, në një pikë kontrolli të Policisë-Kufitare në Veri.

Policia ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë që po e drejtonte një mashkull serb, të cilit i kanë gjetur afro 6300 copë fishekë.

Të njëjtin e kanë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i është inicuar rasti penal dhe është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi gjashtë mijë fishekë

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika