Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar pasi është bastisur banesa e ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçit, Adil Beharamaj, nga Gjykata Speciale.
Sipas Behramit, kjo bastisje është skandal dhe një tendencë për frikësimin e gazetarëve.
“Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara”, ka deklaruar ai.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedentë”, ka shkruar në Facebook.
Bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Presidentit Thaçi, Gjykata Speciale nuk i komenton hetimet
Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, mëngjesin e sotëm është bastisur banesa e Adil Behramajt.
Ndërsa fqinjët e Adil Behramajt ish-këshilltarit të Presidentit Thaçit e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin se kanë parë persona civilë të cilët kanë bastisur shtëpinë e Behramajt.
“Gjykata Speciale nuk komenton hetimin e saj”, thuhen ë përgjigjen e Dhomave të Specializuar për RTV Dukagjini.