Kuvendi i Kosovës ka përfunduar seancën e së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi as pas pushimit prej 30 minutash, Kuvendi nuk arriti ta sigurojë kuorum.
Po ashtu, Konjufca ka njoftuar se seanca e radhës do të fillojë të enjten në ora 10:00.
Konjufca iu drejtuar deputetëve duke iu thënë “shihemi nesër në seancë të re”.
Në seancën e së mërkurës pritej të ratifikoheshin disa marrëveshje ndërkombëtare, por asnjëra prej tyre nuk kaloi.