Hodaj: Thaçi dhe të tjerët nuk pritet të lirohen nga paraburgimi

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se nuk pritet që ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të lirohen nga paraburgimi, të cilët po mbahen në Hagë aktualisht.

“Në bazë të vlerësimeve që ka dhënë deri më tani dhe në bazë të vendimeve që janë marrë deri më tani, nuk do të pritet të lirohen sidomos deri të kryhet administrimi i provave dhe analizimi i tyre”, ka thënë Hodaj.

Hodaj në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka thënë se ka bazë të lirohen nëse e bindin avokatët trupin gjykues, por që është një rast voluminoz dhe do të marrë disa vite kohë.

“Nuk dua të jap afate, është rast voluminoz dhe do të marrë kohë disa vite, ka disa shkallshmëri, derisa të shteren mjetet juridike”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika