Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në magjistralen Ferizaj – Shtime.
Në këtë aksident, sipas policisë, janë përfshirë tri automjete rrugore me targa vendore.
Vdekja e katër personave është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:15, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes, ku Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet.
Portali Dukagjini do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.