Tahiri: Kurtin mund ta ngrehim edhe “zhag” nga Kuvendi, por hapa legalë për ta ndalur s’kemi

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar i PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka mundësi legale ta ndalë kryeministrin Albin Kurti nëse tenton ta bëjë marrëveshje të dëmshme.

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini, në Debat Plus, ia kujtoi rezistencën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje për Asociacionin, duke i thënë se ata kanë hedhur edhe gaz lotsjellës për të.

Tahiri u kundërpërgjigj duke thënë se “Ne edhe mund ta ngrehim zhag nga Kuvendi, po për ta ndalur prej këtij angazhimi nuk kemi mundësi, hapa legalë nuk kemi mundësi të bëjmë. Mund të jemi ende më të vrazhdë se ai”.

Tutje, ai tha se në rast se nënshkruhet marrëveshja, Kurti nuk do ta sjellë atë në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk besoj që Kurti do ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend, ashtu si nuk është votuar marrëveshja e Uashingtonit. Kurti po merr zotime dhe po merr veprime pa i sjellë në kuvend”, ka thënë ai.

Tahiri tha se PDK ka shprehur gatishmëri që të jetë pjesë e dialogut, por, sipas tij, LVV-ja nuk ka qenë e gatshme për një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika