Çitaku: Të hënën Kurti nënshkruan Asociacionin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se të hënën kryeministri Kurti do të nënshkruajë Asociacionin

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se të hënën e 27 shkurtit në takimin midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, do të nënshkruhet marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se plani franko – gjerman “nuk ka pikur nga qielli”.

Sipas saj, ky plan është produkt i negocimit të kryeministrit tash e dy vjet.

“Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur. Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik. Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, shkroi ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve.

Në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, është bërë e ditur se fillimisht do të zhvillojnë takime të ndara me Kurtin e Vuçiqin.

Këto takime do të fillojnë në orën 15:00 dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët.

“Në takim do të diskutohet për propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, bëhet e ditur se do të ketë deklaratë për media nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti edhe Vuçiq.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika