Kiev: Vritet gazetarja e REL-it

Si pasojë e sulmit me raketa në Kiev është vrarë gazetarja e Radio Evropës së Lirë, Vira Hyrych

Press

Vira Hyrych, një gazetare në Radio Evropa e Lirë (REL), ka vdekur si pasojë e sulmit me raketa të Rusisë në Kiev më datë 28 prill.

Thuhet se një raketë kishte goditur banesën e gazetares, shtoi Kuznetsova.

Vira Hyrych

Granatimet e Kievit më 28 prill u zhvilluan gjatë një vizite të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Në fund të 28 prillit, rusët sulmuan kryeqytetin ukrainas, me dy raketa që goditën lagjen Shevchenkivsky të qytetit. Raportimet e para thanë se dhjetë persona u plagosën dhe katër persona u shtruan në spital si pasojë e një sulmi me raketa në një pallat. Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, ndërtesa u shkatërrua pjesërisht”, raporton ukrinform.

Trupi i gazetares ishte gjetur i pajetë nën rrënojat e ndërtesës nga shpëtimtarët pak pas bombardimeve, ka bërë të ditur Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Në Twitter, kolegia e saj ka raportuar se ajo vdiq si pasojë e goditjes ruse në një bllok banimi.

Shija e redaktorit

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Presidentja Osmani uron Vitin e Ri 2025: Kosovën ta shndërrojmë...

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Vitin e Ri 2025 nëpërmjet një video mesazhi, ku ka potencuar rëndësinë e angazhimit që Kosova të...

Të fundit nga rubrika