Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa ka folur për takimin e 27 shkurtit në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do t’u përmbahet “vijave të kuqe”, ndonëse do ta presin “net të vështira”.
Vuçiq ka potencuar se në takimin e 27 shkurtit do t’i përmbahet asaj që foli në Kuvendin e Serbisë, ku tha se “nuk do të lejohet anëtarësimi i Kosovës në OKB”.
“Të gjithë e dinë se Asociacioni i Komunave Serbe është thelbi ose do t’i qasemi problemit të AKS-së, ose faleminderit, dhe kaq. Mbetemi të kujdesshëm dhe na presin net shumë të vështira. Serbia do të diskutojë e negociojë edhe për letrat më të këqija, sepse nuk ka të drejtë të përsërisë përvojat e kaluara”, ka thënë Vuçiq, shkruan Tanjug.
Po ashtu, Vuçiq tha se “i ka dërguar letër ndërkombëtarëve për ngritjen e stacioneve të reja të policisë në veri”.
“Po, këtë personalisht e kam bërë në bisedën me trupat e KFOR-it dhe me Miroslav Lajçakun dhe Borrellin dhe me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët kam folur. Fjalë për fjalë me të gjithë, dhe me shkrim nga Lista Serbe deri në Zyrën për Kosovë e M., fjalë për fjalë e kemi dërguar në të gjitha adresat, kjo është puna jonë, por sa më përket mua, nuk mendoj se kam nënshkruar disa, nga ato letra, dua të them për përfaqësuesit e shteteve mosnjohëse, në letrën që kam firmosur, nuk jam i sigurt, duhet të kontrolloj, nuk ma ka thënë këtë, por më duket se do të marr diçka para të hënës”, shtoi Vuçiq.
Sipas tij, çështja e energjisë në veri të Kosovës nuk ka përfunduar ende.
“Çështja e energjisë nuk ka përfunduar ende dhe se nuk do t’ju shpjegoj se sa i madh është problemi dhe nëse do të japin një licencë ose t’ju heqin licencën, për të drejtat e shpërndarjes, e kështu me radhë, por të gjithë e dinë se thelbi është Asociacioni i komunave serbe, kështu ose do t’i qaseni zgjidhjes së problemeve të Asociacionit të komunave serbe, ose faleminderit, kjo është e gjitha”, ka thënë ai.
I pyetur për deklarimet e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Laçak, se ka një listë me kërkesa të paplotësuara që nga viti 2013 dhe se i është dorëzuar Beogradit e Serbisë, Vuçiqi ka thënë se nuk ia ka thënë këtë, por se mendon se do të pranojë diçka para së hënës.