Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ratifikimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare, që ndodhi në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
Ai ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjeve të mobilitetit do të nxisë integrimin rajonal të WEB6 dhe, ndër të tjera, do të sjellin qytetarët një hap më afër Bashkimit Evropian.
Rohde njashtu është shprehur se Procesi i Berlinit po tregon rezultate.
“Mirënjohje Kuvendit të Kosovës që ratifikoi kaq shpejt tri marrëveshjet e mobilitetit. Ato do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët e KOS-it, do të nxisin masivisht integrimin rajonal të WEB6 dhe do t’i sjellin ata një hap më afër BE-së. Procesi i Berlinit po tregon rezultate”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Twitter.
Kudos to the Kosovar Parliament for ratifying the three mobility agreements so quickly. They will bring concrete benefits for KOS citizens, massively foster the regional integration of WEB6 and bring them one step closer to the EU. #BerlinProcess is showing results!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 23, 2023
Votohet marrëveshja për njohjen e letërnjoftimeve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor