Mbi 43.550 të vdekur nga tërmetet në Turqi, hetohen ndërtuesit

Tërmeti në Turqi

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka thënë se numri i të vdekurve pas tërmeteve shkatërruese të këtij muaji ka arritur në 43 mijë e 556.

Sipas Soylu, që nga tërmeti i parë i 6 shkurtit ka pasur edhe 7 mijë e 930 pasgoditje, ku më shumë se 600 mijë apartamente dhe 150 mijë ndërtesa tregtare kanë pësuar dëme.

Teksa vendi po përshpejton përgatitjet për strehimin e të prekurve nga tërmeti, ministri i Brendshëm ka njoftuar gjithashtu se pas tërmetit tragjik, Turqia do ta zgjerojë hetimin e saj ndaj kontraktuesve të ndërtimit që dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë.

Suleyman Soylu ka konstatuar se deri më tani janë identifikuar 564 të dyshuar, 160 persona janë arrestuar, dhe shumë të tjerë janë ende duke u hetuar.

“Qytetet tona do të ndërtohen në vendet e duhura, fëmijët tanë do të jetojnë në qytete më të forta. Ne e dimë se me çfarë lloj prove po përballemi dhe do të dalim më të fortë nga kjo”, tha ai për transmetuesin shtetëror TRT Haber., shkruan REL.

Në më pak se një vit, presidenti Recep Tayyip Erdogan është zotuar se të ndërtojë shtëpi për të prekurit nga tërmetet.

Erdogan ka 20 vjet që është në pushtet, dhe në plan është që pas katër muajsh të mbahen zgjedhjet.

Sondazhet e kryera përpara tërmetit zbuluan se ai ishte veçse nën presion nga rritja e kostos së jetesës, e cila mund të përkeqësohet tani që prodhimi bujqësor është penguar nga katastrofa.

Soylu tha se rreth 313 mijë tenda janë ngritur deri më tani, ndërsa është paraparë që 100 mijë shtëpi kontejneri do të vendosen në zonën e tërmetit.

Për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset nga pasojat financiare të tërmetit që goditi jugun e vendit, Turqia prezantoi një sistem të përkohshëm të mbështetjes së pagave të mërkurën dhe ndaloi pezullimet nga puna në dhjetë qytete.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh i 6 shkurtit shkaktoi dëme të mëdha në qindra mijëra ndërtesa dhe la miliona të pastrehë.

Sipas deklaratës së Erdogan të martën, rreth 865 mijë njerëz janë duke jetuar në tenda, 23 mijë e 500 në shtëpi kontejnerë dhe 376 mijë janë duke qëndruar në bujtina publike dhe konvikte për studentët jashtë zonës së tërmetit.

Ministri i Urbanizmit i Turqisë, Murat Kurum, ka bërë të ditur se 164.000 ndërtesa, me më shumë se 530.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria turke tashmë ka nisur proceset e kontraktimit për ndërtimin e banesave të reja në zonën e goditur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika