MKRS ndan mbi 6 mijë e 400 euro për 31 Biblioteka Komunale

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë mbi 6 mijë euro për 31 biblioteka të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me 31 Biblioteka Komunale.

MKRS ka njoftuar se ka ndarë 6 mijë e 451 euro për furnizim me fond librar të çdo biblioteke.

“Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, sot u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe 31 Bibliotekave Komunale. Përmes tyre ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 6,451 euro për furnizim me fond librar të çdo biblioteke”, thuhet në njoftim.

Në bashkëbisedimin e ministrit Hajrullah Çeku me përfaqësuesit e Bibliotekave Komunale, i njoftoi ata se shuma e përgjithme e mbështetjes për librin këtë vit është një milion euro.

“Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve, ministri Çeku zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e Bibliotekave Komunale për punën aktuale që po bëhet në MKRS në fushën e librit, ku ndër të tjera theksoi që shuma e përgjithme e mbështetjes për librin këtë vit është 1 milion euro. Po ashtu, u fol për politikat dhe punën e përbashkët drejt zhvillimit të mëtutjeshëm në këtë sektor”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika