Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, e ka bërë të ditur emrin e ekipit futbollistik kosovar i cili dyshohet për trukime të ndeshjeve.
Aty shkruhet se ekipi i Llapit të Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Një institucion i hetimeve në Francë ka raportuar se janë arrestuar dhe janë hapur hetime ndaj 9 personave lidhur me kurdisjen e rezultateve në katër ndeshje të Superligës.