Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.
Policia ka njoftuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, raporti 24-orësh i PK-së ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa policia është duke e hetuar ngjarjen.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.