Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dhurata Dora ka paralajmëruar dëgjuesit e muzikës së saj, se së shpejti do të publikojë albumin e saj të parë në karrierën muzikore.
Këngëtarja ka bërë të ditur, se me 3 mars do të publikohet albumi i saj i parë, me këngë të reja.
Përmes këtij krijimi, fansat do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikën e saj të re dhe të ndjejnë emocionet që ajo sjell me vete.
Dhurata është e njohur për suksese në muzikë dhe ka arritur të bëhet një nga këngëtaret më të suksesshme në skenën muzikore shqiptare.
View this post on Instagram
Kënga e fundit e publikuar prej saj titullohet “Sonne”, e cila është në gjuhën gjermane.