Robin Krasniqi: Jam gati për meçin e nesërm, pres fitore

Robin Krasniqi

Boksieri, Robin Krasniqi, ka thënë se është gati për meçin ditë së shtunë dhe pret fitore.

Krasniqi në një prononcim për gazetarin e RTV Dukagjinit, Ndrec Gjonaj, ka thënë se “rikthimi është një emocion i veçantë”.

Krasniqi do të rikthehet në ring me 25 shkurt 2023. Ai do të përballet me Timur Nikarkhoevin në Munich.

Sponsori kryesor i Robin Krasniqi, Burim Hazrolli, ka thënë për RTV Dukagjinin se Robin Krasniqi do të kthehet në skenën e boksit, me disa ndryshime, duke filluar nga ndërrimi i trajnerit, pasi që ai ka përzgjedhur ish mundësin e tij në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin ËBA, të vitit 2015, Juergen Braerhmer në rolin e trajnerit.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur, me një vendim të dyshimtë të gjyqtarëve, nga Dominick Bozell.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika