Një person është arrestuar mëngjesin e së shtunës, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti tregohet se ka ndodhur në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Ndër të tjera, PK ka njoftuar se pas kontrollit në shtëpi, të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47, tre karikatorë dhe 94 fishekë.