Pas më shumë se një viti, Robin Krasniqi, të shtunën e 25 shkurtit do të rikthehet në ring.
Boksieri me prejardhje nga Kosova do të përballet me belgun Timur Nikarkhoevin, duel ky që pritet të zhvillohet në Munich të Gjermanisë.
Krasniqi dje në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka thënë se “rikthimi është një emocion i veçantë”.
Lidhur me ndeshjen e tij të shtunën ka shkruar edhe bashkëshortja e tij, Marigona Krasniqi, e cila i ka uruar atij suksese për këtë ndeshje.
Ndërsa, atë e ka quajtur “kampion”.
“Dashuria ime, të uroj shumë fat dhe suksese në ndeshjen e sotme, shpresoj që të shpërblehet i gjithë mundi yt. Përgjithmonë kampioni ynë”, ka shkruar në Facebook.
Ndryshe, Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij. Së fundi, është ndeshur më 9 tetor 2021, ku ka humbur.