Në Lipjan, zyra e invalidëve të luftës në katin e katërt në objektin pa ashensor

 2 Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në komunën e Lipjanit, është vendosur në katin e katërt të një objekti që nuk ka as ashensor. Drejtues të shoqatës, tregojnë se kanë pasur raste që invalidë në gjendje të rëndë shëndetësore, janë ngjitur shkallëve. Por nga Komuna e Lipjanit, thonë se nga shoqata, deri tani nuk ka pasur ndonjë thirrje për lokalet që janë dhënë në shfrytëzim

Objekti ku funksionon Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në komunën e Lipjanit

Në këtë objekt funksionon Shoqata e Invalidëve të Luftës, dega në komunën e Lipjanit.

Për të shkuar aty duhet kaluar katër palë shkallë sepse nuk ka ashensor.

Nuk janë të paktë anëtarët e kësaj shoqate që e kanë të vështirë të ngjitën atje, e raste të tilla përmend kryetari i degës, Bujar Karpuzi.

“Herën e fundit kur ndamë disa mirënjohje disa invalidëve për kontributin e tyre, njëri prej tyre ishte me patericë dhe u ngjitë deri në katin e katër dhe prej tjerash më tha; qeto nuk ta pata me borxh”, ka thënë Karpuzi.

Përveç invalidëve të luftës, edhe përfaqësues të kategorive të tjera të dala nga lufta veprojnë në katin e njëjtë.

Në këtë objekt gjendet edhe Organizata e Veteranëve të Luftës dhe Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.

Karpuzi tregoi që edhe një kohë kanë mbetur pa energji elektrike në mungesë të mjeteve për ta paguar.

“ai objekt është pa mirëmbajtje totale, banjot janë tmerr, korridoret janë pakujdesje dhe përfundimisht kohëve të fundit e kanë shkyqur edhe energjinë elektrike”, ka shtuar Karpuzi.

Derisa nga përfaqësues të shoqatës, fajësohet komuna e Lipjanit se nuk u ka ofruar ndonjë zgjidhje, këta të fundit, thonë se ka munguar interesimi nga shoqata.

“Ne si komune disa here kemi publikuar listën e lokaleve për dhënien ne shfrytëzim mirëpo  shoqata asnjëherë nuk ka aplikuar dhe deri më tani nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Sa I përket subvencioneve kohe pas kohe janë ndare mjete financiare me një shume simbolike, me qëllim të  funksionimit të zyrës dhe realizimin e aktiviteteve të ndryshme të shoqatës. Mirëpo  Rregullorja për ndarjen e Subvencioneve me shuma më të mëdha parasheh të aplikohet për subvencione  vetëm përmes thirrjeve publike”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Hapësirat në fjalë, kategorive të dala nga lufta u ishin dhënë në shfrytëzim nga ish-kryetari i kësaj komune, Shukri Buja.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika