Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka informuar se nga 619 testime për COVID-19, 29 raste kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa, gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Brenda 24 orëve janë shëruar 3 persona, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 473 persona dhe numri i rasteve aktive është 441 persona.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e dytë janë vaksinuar 821 mijë e 983 persona, ndërsa dozën e dytë përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës kanë marrë 101 mijë e 473 persona.